VIDEO/ Kur zilja e derës të zbulon tradhëtinë

0
171

Nuk iu zbulua tradhëtia as nga celulari dhe as nga komshiu, por nga zilja e shtëpisë së tij.

Kylie Christina e njohur në rrjetin sociali TikTok si  @ kaylie271 tashmë është bërë e famshme pasi publikoi videon se si e kishte zbuluar tradhëtinë e bashkëshortit të saj përmes kamerës të vendosur në zilen e derës së shtëpisë së tyre.

“Kur bashkëshorti juaj është shumë i sëmurë për të shkuar në udhëtimin familjar që keni planifikuar’ shkruan Christina krahas videos së publikuar.

Pamjet bardhë e zi të bëra pas pas orës 22:00 tregojnë bashkëshortin e Christinës së bashku me të dashurën e tij duke dalur nga shtëpia në të cilën kishin shijuar një takim të fshehtë.

Burri duket se i thotë lamtumirë gruas në shkallët e përparme të shtëpisë, ku ato ndajnë dhe puthjen e lamtumirës.

Christina e shkatërruar nga kjo tradhti e bashkëshortit të saj për herë të parë ndau videon në llogarinë e saj në TikTok dy muaj më parë, e cila shumë shpejt u bë virale.

“Bravat kanë ndryshuar dhe ai nuk jeton më këtu”, shkroi ajo disa ditë më vonë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here