Kërcënohet deputeti socialist…

1
171

Nje nga temat kryesore kohet e fundit ka qene mbyllja e lojrave te fatit, kjo cështje qe ka hap debate pa fund.

Brace ne nje lidhje telefonike për gazetarin Flavio Qarri, në emisionin ‘Kafein’ në Intv ka thënë se çdo ditë merr të paktën 20-25 mesazhe kërcënuese nga këta biznesmenë.

Vendimi i qeverisë ka hapur një valë debati pro dhe kundër, ndërkohë që deputeti socialist Erion Braçe tregon presionet që vijnë nga biznesmenët që kanë në pronësi kompanitë  e basteve.

Braçe, ka sqaruar edhe vendimin e qeverisë për mbylljen e basteve.

“Nuk ka ditë që nuk marr 20-25 mesazhe nga njerëz të kësaj industrie në këtë vend, janë kthyer në sms të neveritshme dhe që ushtrojnë presion mbi deputetin e kuvendit me lloj -lloj formash.

Ata nuk mund të më presionojnë, pasi secili që ka shkruar, ka marrë përgjigje të qartë, pra mbyllja e të gjitha aktiviteteve të basteve sportive. Mbyllja e aktiviteteve të basteve sportive, lojërave online,  nëpër lagje etj., ajo që kam propozuar është se shteti që do vendosë si do organizojë këtë aktivitet në rast se do ekzistojnë.

Edhe kazinotë duhet t’i nënshtrohen një tatimi të ri. Me ligj, kazinotë duhet të zhvendosen nga zonat e banuara, nuk jam dakord me tatimit që kanë. Kam parë normat e fitimit të tyre dhe jam i llahtarisur arrijnë deri në 49%. Me këto norma duhet një tatim mbi fitimin e tyre dhe thuajse konfiskues” Erion Braçe.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here