INTERVISTA/ Berisha: Interesi kombëtar u nëpërkëmb në mënyrën më flagrante nga Rama, Basha pjesë e tradhëtisë

0
121

Ish-Kryeministri, Sali Berisha ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Pushteti”, me Juela Meçani, ku ndër të tjera foli për protestën e madhe kombëtare kundër Ballkanit të Hapur.

INTERVISTA

Meçani: Protesta kombëtare kundër Open Balkan. A do i rikthehet protestave opozita pasi ju keni marrë timonin?

Berisha: Egzakt ajo që thatë ju. Në një seri Foltoresh, në Kuvendin e jashtëzakonshëm të datës 11 dhjetor të Rithemelimit të PD-së, në ndryshimet e mëdha që u bënë në statut, synon rikthimin e saj te vlerat konservatore. Në këto vlera, si për shqiptarërt ashtu dhe për çdo komb tjetër, atdhetaria dhe interesi kombetar, janë shtylla kryesore. Ky miting i mbrëmshëm ishte vërtetë shumë i veçantë, një miting i tillë thirrej pas 23 vitesdh për interesin kombëtar. Ky interes në këto 8 vite u nëpërkëmb në mënyrën më flagrante nga Edi Rama. Duhet të kemi një gjë parasysh. PS vjen nga partia e Punës së Shqipërisë, që interesin kombetar e kishte zevendesuar me atë prolektar. Shkelmimi i interesit kombëtar, Edi Rama e shpalli publikisht në shtator 2013 kur deklaroi për platformën zero probleme me fqinjët. Zero probleme me fqinjët për një vend që ka shqiptarë përreth në 4 shtete të tjera, ky është shkelmim mbi interesin kombëtar. Kjo politike që e morën nga ish-ministri i jashtëm, Dautoglu. U aplikua nga Turqia, por Turqia ka ambicien që të quhet me shumë se fuqi rajonale. Ajo dështoi në mënyrë ekzemplare. Zero probleme me fqinjët është shitje e interesave. Edi Rama deklaroi se politika ime e jashtme bazohet në parimin zero probleme me fqinjet, de fakto shitja e interesave shqiptare.

PD është dhe do mbetet parti e interesit kombëtar e ka shpallur këtë parim me datën 22 dhjetor, pra nësër 31 vite më parë në mitingun e legalizimit të saj të oranizuar në qytetin Studenti. Aty kam deklaruar se ylli ynë kombëtar do ishte cështja kombëtare. Do mbetet avokate e pamposhtur e interesit kombëtar të shqiptarëve. Ka qenë një konstatim, i mediave të cilat prej kohësh kishin njoftuar se ka një ngjashmëri të madhe në qëndrime midis pushtetit dhe opozitës. Kishin arritur në përfundimin se pushteti dhe opozita këto 8 vite ndau edhe tradhëtinë ndaj cështjes kombëtare. Mbrëmë më kishin ftuar në një television të Kosovës dhe diskutonte gazetari, por gabonte sepse unë para 3 muajsh bëra një seri shkrimesh dhe shpalla aleancën tre palëshe si një aleancë destabilizuese. Unë nuk kisha tagër të thirrja protestë sepse kryetari i PD në atë kohë nuk fliste në asnjë fjalë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here