Berisha për policinë nga selia e PD: Dhunë çnjerëzore ndaj 15 e 84-vjeçarëve, s’do e tolerojmë

0
131

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar se ditën e djeshme pas protestës policia ka dhunuar në makinë adoleshentë të pafajshëm. Në një konferencë me gazetarët nga selia e PD, Berisha u shpreh se nuk do të tolerojnë dhunën dhe keqtrajtimin çnjerëzor.

Sipas Berishës dhuna e policisë ndaj qytetarëve është bërë me urdhër të Ramës.

“Dënoj disa akte brutale të policisë, narkopolicisë, e cila ka arrestuar mbrëmë, njerëz të pafajshëm, i ka keqtrajtuar adoleshentët në makinë.

Unë jam sot këtu për të paralajmëruar narkopolicinë se revolucioni ynë paqësor nuk do të tolerojë dhunimin e të drejtave të njeriut dhe keqtrajtimin çnjerëzore në protesta.

Mbrëmë deri në një të natës në qelitë e komisariateve me urdhër të Ramës janë mbajtur adoleshentë 15-vjeçarç por edhe burra të moshuar 84-vjecarë”, u shpreh Berisha.

Sipas Berishës protesta e ditës së djeshme i tregoi botës se vendi ka një avokat të fortë të mbrojtjes së interesave kombëtare.

“Akt historik i protestës së dytë që nga viti 1998 i partive politike për interesin kombëtar. Prej 8 vitesh interesi kombëtar në Shqipëri mbeti jetim. Ai u tradhtua në mënyrën më flagrante nga Rama dhe me heshtje u tradhtua nga ish-kreu i opozitës, Lulzim Brava.

PD e ringritur dhe rithemeluar mbi vlerat konservatore u dëshmoi botës së interesi kombëtar ka një avokat të fuqishëm në opozitën shqiptare dhe në PD.

Kjo nuk është një protestë kundër bashkëpunimit rajonal, por kundër aleancës trilaterale që nuk mbjell bashkëpunim por konfliktualitet. Largon Ballkanin nga Evropa, vendos hegjemoninë serbe në rajon dhe rajonin si zonë të influencës ruse”, u shpreh Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here