Sot ceremonia, Azem Hajdari do të prehet në varrezat e Dëshmorëve të Kombit

0
129

Heroi i Demokracisë mban titullin më të lartë të Republikës së Shqipërisë “Urdhrin e Flamurit” dhe urdhrin më të lartë në Republikën e Kosovës, “Medaljen e Lartë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, të dhënë nga ish-Presidenti Ibrahim Rugova

 

11HAJDARIMe nderimet më të larta, Heroi i Demokracisë, Azem Hajdari, do të prehet në varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Ditën e sotme, personalitete të larta të jetës politike nga Shqipëria dhe më gjerë, kryetarët e partive politike, studentët e Dhjetorit ‘90, intelektualët, nismëtarë të lëvizjes për demokraci, miq, shokë dhe kolegë të Azemit do të kryejnë homazhe për nder të tij e më pas ta përcjellin për në varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Azem Hajdari, Heroi i Demokracisë, mban titullin më të lartë të Republikës së Shqipërisë “Urdhrin e Flamurit” dhe urdhrin më të lartë në Republikën e Kosovës, “Medaljen e Lartë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, të dhënë nga ish-Presidenti Ibrahim Rugova. Azem Hajdari është Qytetar Nderi i Tiranës dhe pothuajse i të gjitha bashkive dhe komunave të Republikës së Shqipërisë.

 

Biografia e Azem Hajdarit:

Azem Hajdari u lind më 11 mars 1963, në qytetin Bajram Curri;

-I martuar, me tre fëmijë, Kirjaldi, Rudina dhe Azemi i vogël, i lindur katër muaj pas vdekjes së Azemit

-Më 1987, fiton të drejtën e studimit dhe regjistrohet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politike e Juridike

-Në vitin 1993 diplomohet për Filozofi, në Universitetin e Tiranës;

-Në vitin 1995 diplomohet si jurist, në Universitetin e Tiranës;

-Në vitet 1993-1994 ndjek kualifikim pasuniversitar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për filozofi

-Më 1996 ndjek kualifikim për politikat e sigurisë e mbrojtjes, në kuadrin e NATO-s, në Garmisch-Partenkirchen, në Gjermani;

 

Aktiviteti Politik:

–      Dhjetor 1990 – Udhëheqës i Lëvizjes Studentore

–      Dhjetor 1990 – shkurt 1991 – Kryetar i Komisionit Nismëtar të Partisë Demokratike

–      1991-1993 – Nënkryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe anëtar i Komitetit të saj Drejtues

–      31 mars 1991- Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Shkodrën

–      22 mars 1992 – Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Shijakun

–      26 maj 1996 – Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Bulqizën

–      29 qershor 1997 – Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Tropojën

–      1992-1996 – Kryetar i Komisionit Kuvendor për Rendin Publik dhe SHIK-un

–      Nëntor 1996 – Kryetar i Sindikatave të Pavarura Shqiptare

–      Qershor 1997 – Kryetar i Komisionit Kuvendor për Mbrojtjen Kombëtare

–      1995-1998 – President i klubit të futbollit “Vllaznia” – Shkodër dhe president i Federatës Shqiptare të Arteve Marciale

 

Vlerësime për Heroin e Demokracisë:

 

–      Urdhri i Flamurit

–      Urdhri “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, dhënë nga Presidenti i Republikës

–      Medalja e Artë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, dhënë nga ish-Presidenti i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova, në vitin 2003

–      Urdhri “Nderi i Kombit” (2002)

–      Pishtar i Demokracisë

–      “Qytetar Nderi” i qytetit të Tiranës, Vlorës dhe i pothuajse të gjitha bashkive e komunave të Shqipërisë

 

 

 

Ceremonia

-Në orën 10:00, në Pallatin e Kongreseve do të kryhen homazhe në nderim të Heroit të Demokracisë Azem Hajdari.

-Në orën 12:00, kortezhi i përmortshëm me arkivolin e vendosur në shtratin e topit, do të niset për në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

-Në orën 12:30, do të nisë ceremonia e varrimit në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

 

 

 

Investimet e huaja direkte janë rritur 13 për qind në 6 muaj

Ndonëse pjesa e parë e vitit ka qenë e vështirë për ekonominë shqiptare, investimet e huaja direkte kanë shënuar tendencë rritëse. Sipas të dhënave nga bilanci i pagesave, të publikuara nga Banka e Shqipërisë, totali i investimeve të huaja direkte për 6-mujorin arriti në duke shënuar një rritje prej 12% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke iu afruar vitit më të mirë deri tani porsa i përket këtij treguesi, 2009-ës. Rreth 97% e kësaj shume ka ardhur nga kapitali i vet dhe fitimi i riinvestuar. Performanca më e mirë e investimeve të huaja është shënuar në tremujorin e dytë, ku ato arritën në 249 milionë euro, me një rritje prej 30% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të dhënat e mëparshme të Bankës së Shqipërisë kanë treguar se Kanadaja, Greqia dhe Austria ishin investitorët më të mëdhenj në vend në vitin 2011, me përkatësisht 18.6%, 17.3% dhe 15.6% të stokut të investimeve të huaja direkte, në përqindje ndaj stokut total. Pesha e Kanadasë është rritur me shpejtësi, si rrjedhojë e investimeve të Bankers, kompanisë që ka marrë me koncesion shfrytëzimin e disa vendburimeve të naftës në zonën e Patos Marinzës. Vetëm disa vjet më parë, në 2008-ën, stokut i investimeve të huaja kanadeze, në përqindje ndaj stokut total ishte 0.4%. Greqia vijon të jetë në vendin e dytë, por rëndësia e tij ka rënë, duke bërë që pesha e investimeve greke të zbresë me rreth 11 pikë përqindjeje në 2011-ën, nga 27% që ishte në 2008-ën. Pesha e investimeve austriake është rritur ndërkohë nga 9% në 2008-ën, në 15.6% në fund të 2011-ës, kryesisht si rrjedhojë e disa investimeve të mëdha në energjetike (HEC-et e Devollit dhe të Ashtës). Italia është vetëm partneri i katërt i Shqipërisë porsa i përket stokut të investimeve, me 12.3% të totalit, nga vendi i dytë që zinte në 2008-ën, me 15.6% të totalit.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency