Tirana zyrtare zhvendoset te Luca i peshkut!

0
148

EDITORIAL

Nuk ka rast unik në Rajon, ku kryeministri i një vendi të gjitha llojet e eventeve, nga ato festive e deri te darkat zyrtare, i zhvillon të gjitha në të njetin biznes privat. Prej kohësh tashmë Edi Rama ka zhvendosur zyrën e tij te restoranti i Gjergj Lucës në Elbasan, duke i dhënë një pikëvështrim sa qesharak aq edhe tragjik Tiranës zyrtare.

Në të njetin lokal, Rama zhvilloi punimet e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, Kosovë-Shqipëri. Po te Luca i peshkut Rama vendosi të mbledhë ambasadorët e akredituar në Tiranë në një darkë në kuadër të festive të fundvitit. Dhe sot në të njetin vend ka vendsur të mbledhë në darkë partnerin e tij të pandashëm Aleksandër Vuçiç dhe sigurisht djalin e miuliarderit Soros, për të diskutuar mbi atë që cilësohet nga shumkush si projekti antishqiptar, “Ballkani i Hapur”.

Se sa serioz mund të jetë një shtet që të gjitha eventet i zhvillon në një biznes privat që njihet për afërsinë me pushtetin, merret lehtë me mend rezultati; Se cila është përshtypja që Rama jep te shqiptarët e thjeshtë me këto ‘aktivitete peshku’, sërisht është tejet e lehtë të kuptohet.

Rama qartazi ka zëvendësuar Tiranën zyrtare me Lucën e peshkut në Elbasan. Ndoshta, edhe zyrat I zhvendos atje. Nuk do ishte habi!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here