Votoi te bar “Amerika”, Berisha tregon mesazhin që iu dërgua forcave konservatore. Edi Rama pësoi një metamorfozë të tmerrshme! Po dridhen themelet e…

0
107

Pasi votoi në bar “Amerika” përballë ambasadës amerikane në referendumin për shkarkimin e Bashës, ish-kryeministri Sali Berisha tha për mediat se nga ky bar u dërgohet një mesazh të gjitha forcave konservatore në Evropë dhe SHBA.

Berisha komentoi edhe daljen e djeshme të Ramës në emisionin “Zonë e Lirë” ku kryeministri veshi kostumin e analistit, duke u shprehur se kreu i qeverisë pësoi një metamorfozë të tmerrshme duke u shndërruar në avokat të Bashës.

“Ditë historike për lirinë, shpresën e partisë demokratike, shoqërisë shqiptare në tërësi. Ky është referendumi i parë në 30 vite i thirrur nga anëtarësia e një partie politike për të shkarkuar peng-kryetarin me fjalë të tjera atë që do hyjë në analet e historisë si Lulzim brava. Nëqoftëse ky është referendumi i parë për një vendim historik, ju rikujtoj këtu se në 2009-ën është mbajtur një referendum tjetër ku anëtarësia është ftuar nga kryetari për të mos votuar për kryetarin. I lutem cdo shqiptari të krahasojë dy botë, atë të lirisë dhe autokracisë. Rikujtojmë edhe një herë se ky është referendumi i shpresës dhe lirisë”, tha Berisha.

Pyetjes nëse votimi në bar “Amerika” ishte provokim Berisha iu përgjigj: “Aq sa mund të jetë Amerika provokim për Berishën. Amerika është një vend që admiroj, nuk mund të ketë…Nga ky bar i vogël këtu u dërgohet një mesazh mbarë forcave konservatore në Evropë dhe SHBA, se këtu anëtarësia po ushtron votën e saj të lirë, kundër një kryetari që u mor peng dhe pësoi metamorfozën fatale që nuk e gjen as në romanin e Kafkës, metamorfozën e bravës”.

Duke komentuar Kuvendin e Bashës dhe qëndrimet e Ramës, ish-kryeministri foli për metamorfozë të tyre.  “Ju e patë vetë mbrëmë se si Edi Rama…Nëse Basha pësoi metamorfozën e bravës. Rama pësoi një metamorfozë të tmerrshme në një studio televizive, si e si të shndërrohej në avokat të tij. Po dridhen themelet e narko-shtetit. Është thirre një protestë me urgjencë. Një axhendë e papritur e Sllobodanit të ri për Ballkanin e Hapur që është projekt i hegjemonisë serbe, është aleancë destablizuese për Ballkanin, është vendosje e Kosovës në darën e klikave. Shënon një kundërshti të hapur ndaj nismës së Berlinit që është projekt i BE-së. është shndërrim i rajonit në zonë influence të Rusisë. Shqiptarët janë të gjithë në orën 16:00 në Tiranë në një protestë të fuqishme”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here