Në Pallatin e Kongreseve duhej të kishte nisur me kohë një takim i thirrur nga deputeti Lulzim Basha.
Por siç tregojnë pamjet, salla mezi po mbushet me të rinj dhe adoleshentë.
Ndërkohë gazetari i SYRI TV, Ermal Rizaj, tha se verifikimi i të pranishmëve është problematik, pasi mungon transparenca.
Ai tha se nuk po shënohet fare se cili është pozicioni i personave që po futen në sallë si delegatë.
Atyre u merret vetëm emri dhe kaq. Sa u përket postit në degët e partive, nuk ka asnjë të dhënë.
SYRI ka denoncuar masivisht një ditë më parë se si po bëhen përpjekje për të mbushur sallën me persona që nuk kanë lidhje as më PD-në.