Jemin Gjana trondit : Kemi 5004 delegatë në Pallatin e Kongreseve!

0
144

Jemin Gjana, ka deklaruar se mbledhja e Lulzim Bashë në Pallatin e Kongreseve ka 5004 delegatë edhe pse kjo sallë ka karrike të mjaftueshme për jo më shumë se 2000 persona.

Kjo deklaratë e Jemin Gjanës, ka tronditur jo vetëm demokratët, por të gjithë popullin shqiptar kudo ku ndodhet!

Gjana shtoi, se emrat e këtyre delegatëve do t’i publikojnë nesër.

Kujtojmë se në 11 dhjetor, Sali Berisha mbajti Kuvendin e PD në Stadiumin Air Albania, ku votuan mbi 4400 delegatë për shkarkimin e Bashës.

Situata në Partinë Demokratike, po merr përmasa qesharake. Por, pjesëmarrja e 5004 delegatëve në Pallatin e Kongreseve, është një nga ngjarjet më të rralla, që mund të ndodhë në botë, ku në sallë ndodhen 3 mijë delegatë më shumë sesa mban salla!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here