Denoncimi i Belind Këlliçit: Është hedhur vaj makinash në shkallët e selisë që të rrëshqasin demokratët! Kjo nuk i bëhet as armikut politik!

0
112

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka denoncuar një incident që sipas tij ka ndodhur në godinën e Njësisë nr.1 në Tiranë.

Këlliçi tha se është hedhur vaj makinash në shkallët e selisë që të rrezohen mbështetësit.

“Sot është një ditë shumë e bukur siç e shihni, rrallë keni parë një interes të tillë të anëtarësisë së PD-së, nga raportimet që keni pasur deri tani, besoj se jeni në dijeni të masivitetit të këtij Referendumi. Jam i bindur se do jeni të impresionuar nga shifrar e pjesëmarrjes dhe do të shihni një proces model. PD do të ringrihet më e fuqishme se kurrë, më e hapur se kurrë, beteja jonë është vetëm me Edi Ramën.

Është e vërtetë që ka një debat të fortë të brendshëm në PD, por peshorja anon dukshëm nga njëra anë. Në të gjitha proceset që kam marrë pjesë në PD, nuk kam parë kurrë radhë të tilla si sot, që demokratët qëndrojnë në radhë për të votuar. Po kthehen në PD, themeluesit e parë të kësaj force politike.

Kjo nuk është çështje marrje selie, pala tjetër vijon që t’i bjerë murit me kokë, por dihet se kjo nuk është gjë e mirë. Sot kemi parë skenarë shumë të shëmtuar si ai në Njësinë nr.1 ku i është hedhur vaj makinash në shkallët e selisë për të rrëshqitur demokratët. Kjo nuk i bëhet armikut politik, jo më bashkëvuajtësit tënd”, tha Këlliçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here