Vasili: Në krye të skemës së incineratorëve qëndron Rama, provë zjarri për drejtësinë e re

0
84

Në një intervistë për RTV Ora, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili u shpreh se drejtësia e re është para provës së zjarrit lidhur me incineratorët.

Ai tha në krye të kësaj skeme korruptive qëndrojnë ministrat dhe vetë kryeministri Rama që ka firmosur për ndërtimin e incineratorëve.

Vasili: Sot e ashtuquajtura drejtësi e re është vënë në një provë zjarri; ose të zbatojë ligjshmërinë dhe të kemi një kthesë në luftën ndaj korrupsionit, ose abuzimi është një fatkeqësi e madhe që do ta shoqërojë për një kohë të gjatë vendin. Këtu kemi të bëjmë me një grup kriminal të strukturuar që ka në krye kryeministrin që ka firmosur vendimet për incineratorët. Pastaj vazhdon me ministrat dhe kryebashkiakët. Skema është e qartë në përvetësimi ne disa milionë eurove. Ata që kanë vepruar me këtë skemë kanë vepruar trashë.

Kemi denoncuar edhe një firmë të tërë kompanish fantazmë ku transferohen miliona euro që janë taraf i afër dhe ku shkojnë e vidhen paratë. Kjo është një piramidë ky mbi të gjithë është kryeministri dhe ministrat. Kryeministri së bashku me sekretarin e tij të përgjithshëm kanë marrë një vendim për koncesionet edhe pse kishin ministra kundër, ku sot edhe kësaj dite vazhdojnë e marrin para.

Vasili shtoi se të gjitha veprimet të qeverisë me firmat e Edi Ramës tregojnë mbrojtjen që ai ka bërë deri në histeri.

VasiliTë gjitha veprimet të qeverisë me firmat e Edi Ramës tregojnë mbrojtjen që ai ka bërë deri në histeri. Ka marrë grupin e deputetëve dhe ministrave duke i dërguar atje. Ndërkohë dy prej personave që janë përfshirë në këtë aferë, Bllako dhe Koka u bënë deputetë. Edhe SPAK ka pasur qëllim që kjo çështje të vonohet. Për prokurorët kjo duhet të ishte një provë shumë e thjeshtë. Ndërsa tani bëhet fjalë vetëm për Elbasanin ku përmes kompanive fiktive përfitoheshin miliona euro. Pritej që ky grup të ndalej menjëherë, por është ndalur vetëm ministri, duke bërë që Zoto dhe Gugallja të largohen nga vendi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here