Merkel fotografohet duke blerë sallam 34 euro, merr 15 mijë euro pension

0
135

Ish-kancelarja gjermane Angel Merkel, e cila është larguar së fundi nga politika, po vijon jetën e saj normale. Së fundmi ajo është fotografuar në supermarketin e saj të preferuar në Berlin.

Merkel në pension bleu një sallam “chorizo”, sipas gazetës gjermane “Bild” teksa bënte pazar në supermarketin “KaDeWe” në kryeqytetin gjerman. Produkti që ish-kancelarja mban në duar nuk është gjerman, por spanjoll dhe madje i shtrenjtë, 34.8 euro.

“Chorizo” ​​spanjoll është bërë nga mishi i derrit i tymosur dhe kripë. Merkel mund të mos shpenzojë shumë para për rrobat e saj, por për ushqim gjërat ndryshojnë.

Sipas “Shoqatës së Tatimpaguesve”, ajo merr një pension mujor prej rreth 15 mijë euro.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here