Akuzoi deputetët për kafe/ Kompania e kunatit 3 vjet pa qira në hotelin e ‘oligarkut’

0
146

Gjatë një interviste televizive dhënë në ‘Open’ deputeti Lulzim Basha, mbrëmë nuk la njeri pa sulmuar.

Shkoi deri aty sa akuzoi deputetët që mbështesin ‘Foltoren’ dhe liderin historik të demokratëve, Sali Berisha, se pinë kafen në ish-Sheratonin, duke e cilësuar si hotel oligarkësh.

Por duket se Basha vetë e ka pasur një ndër të preferuarit këtë vend, kjo pasi ky hotel i ofronte kunatit të tij, Erjon Isufi një mbështetje të madhe.

3 vite pa qira ka qëndruar kompania e kunatit të Bashës në këtë hotel.

Kjo vërtetohet edhe nga ndryshimi i adresës së kompanisë së kunatit, që pasi është larguar nga ‘Aba Bussines Center’ është strehuar pa asnjë pagesë në atë që deputeti Lulzim Basha e cilëson sot ‘hotel oligarkësh’.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here