Sulm me raketa nga Izraeli, vritet një ushtar dhe shkaktohen dëme të mëdha materiale

0
106

Mbrojtja ajrore siriane rrëzoi disa raketa që sipas tyre ishin lëshuar nga Izraeli, në një sulm të ri në territorin e vendit, njoftuan media shtetërore siriane.

Ushtria izraelite raportohet se goditi disa zona në Sirinë jugore me raketa pak pas mesnatës të së enjtes me orën lokale, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve SANA, duke cituar zyrtarë ushtarakë.

Mbrojtja ajrore e Sirisë u përpoq për të zmbrapsur sulmin dhe kapën shumicën e raketave të lëshuara nga drejtimi i Lartësisë Golan, tha agjencia.

“Mbrojtja jonë ajrore iu përgjigj një agresioni izraelit që synoi disa pika në rajonin jugor dhe rrëzoi shumicën e raketave armiqësore”, tha  një burim ushtarak.

Megjithatë, sulmi çoi në vdekjen e një ushtari sirian dhe shkaktoi “humbje materiale”, sipas SANA.

Izraeli bombardon në mënyrë të vazhdueshme territorin sirian në sulme kryesisht gjatë natës me pretekstin e synimit të pozicioneve iraniane. Në fillim të këtij muaji, porti pranë qytetit të Latakias u shënjestrua në një tjetër sulm të dyshuar izraelit, i cili shkaktoi një zjarr të madh në një zonë magazinimi në port.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here