Hetimet/ Lefter Koka bleu fiktivisht 1 mln euro oriz e sheqer për inceneratorët

0
165

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka caktuar sot masën ‘arrest me burg’ për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka. Ish-zyrtari i lartë i PS-së akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me abuzimet me inceneratorët.

Report TV ka zbardhur disa detaje nga kjo dosje.

Po si i përfitoi Lefter Koka 3.7 mln euro ryshfet?

Sipas dosjes, Lefter Koka ka krijuar në vitin 2016 një rrjet kompanish të lidhura me njëra-tjetrën si dhe të regjistruara në emrin të besuarve të tij, me vendndodhje në Durrës. Ky rrjet kompanish fantazmë ka marrë paratë nga dy kompanitë e inceneratorit, me anë të faturave fiktive, për punime që nuk ekzistonin. Dy kompanitë e inceneratorit i merrnin paratë në buxhetin e shtetit sipas kontratës së koncesionit.

Rrjeti i kompanive të kontrolluara, sipas SPAK, nga Lefter Koka, i kalonin më pas paratë në llogaritë e kompanive të gruas së Lefter Kokës, Klodiana Koka dhe të vëllait të tij, Ilir Koka.

Në 28 shtator të vitit 2016 është krijuar kompania ‘Pivot 04’, me seli në Durrës, në emër të Arbër Denizit. Kjo kompani ka faturuar dy kompanitë e inceneratorit të Elbasanit në shumat 1.3 milionë euro, por ka arketuar 1.75 milionë euro, pra më shumë se faturimi. Sipas SPAK, të gjitha faturat ishin për kryerje punimesh që në fakt nuk janë realizuar. Pagesa janë bërë në periudhën 28 shtator 2016 deri në janar 2017. Faturat kanë nisur që ditën e regjistrimit të ‘Privot’ në QKB, pra në datën 28 shtator.

Më pas, kompania ‘Pivot 04’ ka bërë blerje tek kompania ‘Sucralba’, me ortak dhe administrator, Ilir Kokën, vëllai i Lefter Kokës. ‘Sucralba’ e ka selinë tek ‘Kantina e Pijeve’ në pronësi të Lefter Kokës, i cili ka 88 % të aksioneve. ‘Pivot 04’ i kalon kompanisë së vëllait të Lefter Kokës shumat 1 milion euro, për ‘gjoja’ blerje sheqer dhe oriz.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here