Ambasada e ShBA-ve mesazh për Ditën Botërore të Shëndetit: U jemi mirënjohës punonjësve të shëndetësisë. Falenderojini!

0
123

Ambasada amerikane në Tiranë ka shpqërndarë një mesazh në lidhje me 7 Prillin, Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit.

Në mesazh thuhet se këtë vit pandemik kjo ditë merr një kuptim të veçantë pasi u jemi mirënjohës më shumë se kurrë punonjësve të Shëndetësisë të cilët rrezikojnë jetën e tyre duke luftuar me Covidin.

Njoftimi i plotë i ambasadës amerikane: 7 Prilli shënon festimin e Ditës Botërore të Shëndetit, një ditë për të shprehur vlerësimin tonë për të gjithë punonjësit shëndetësorë të cilët përpiqen çdo ditë për një botë më të shëndetshme.

Këtë vit, kjo ditë merr një kuptim akoma më të veçantë, pasi u jemi mirënjohës më shumë se kurrë të gjithë punonjësve të shëndetit në të gjithë botën që po luftojnë COVID-19 çdo ditë dhe po rrezikojnë jetët e tyre, për të shpëtuar tonat!

Bashkohuni edhe ju me këtë ditë, falënderoni një punonjës shëndetësor sot! Dhe nëse doni të mësoni më shumë, klikoni këtu https://bit.ly/3rUajXu

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here