Kapet furgoni me drogë në kufirin greko-shqiptar, lënda narkotike ishte fshehur brenda dusheve që transportoheshin

0
102

Sekuestrohen 22 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar në Janinë, nga policia kufitare e Filatit në bashkëpunim me policinë e Janinës. Nga policia është ndaluar një automjet që transportonte dushe.

Brenda një prej dusheve është gjetur një çantë që përmbante katër pako me 21 kg 900 gram marihuanë.

Në pranga ka përfunduar një shtetas shqiptar, drejtues i mjetit.

Sipas informacioneve, mjeti rezulton i marrë me qira në Greqi. Ndërkohë janë sekuestruar 300 euro dhe një celular.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here