‘E dinim prej 4 ditësh që do arrestohej’/ Artan Hoxha tregon bisedën me Nard Kokën, vëllanë e Lefter Kokës

0
177

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar bisedën me Nard Kokën, vëllanë e ish-ministrit Lefter Koka, pas arrestimit të këtij të fundit lidhur me aferën e inceneratorir rë Elbasanit.

Hoxha thotë se ish-ministri i Mjedisit e dinte prej 4 ditësh që do të arrestohej por nuk ishte arratisur.

Një gjë të tillë atij ia ka pohuar në bisedë e sipër Nard Koka.

Në emisionin ‘Log’ në ABC, gazetari Artan Hoxha tha se pronarët e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Stela Gugalja ndodhen brenda Shqipërisë, pasi nga sistemi TIMS nuk rezultojnë të jenë larguar.

Sipas tij, ata janë informuar për arrestimin, duke theksuar se operacioni i SPAK është dekonspiruar.

“Një nga pronat e sekuestruara është kantina e pijeve “Skënderbeu”. Unë dua të jap vetëm dy gjëra që më ranë në sy, së pari këto lloj arrestimesh kryhen me një skuadër të ngushtë të BKH me njësi të caktuara të policisë kryesisht janë njësi civile që marrin një objektiv dhe e mbajnë në vëzhgim para se të marrin vendimin e gjykatës.

Koka u kap sot në mëngjes në një lokal. Ndërkohë, Klodian Zoto nuk rezulton të ketë dalë nga Shqipëria, pra, ai është në Shqipëri. Edhe fakti që, policia s’e ka gjetur dot, por nga kërkimet e tjera rezulton se ai është në Shqipëri.

Personi i 3-të, Stela, thuhet se është brenda Shqipërisë, por nga informacionet që kam unë, ajo është jashtë.

Nëse u arrestua i pari Koka, pse duhet të dilte kaq shpejt lajmi pa u arrestuar dy të tjerët? A ka ndonjë rrjedhje informacioni që këta dy të tjerët i morën masat?

Nga kontakti me Nard Kokën, një personazh shumë kontravers e kam pyetur në lidhje me arrestimin, atij i kanë thënë kemi këtë urdhër duhet të shkojmë në shtëpi, atje është bërë kontrolli i shtëpisë nja dy orë. E pyeta a keni pasur dijeni? Nardi më tha “na thanë po na ka ardhur një informacion para katër ditësh dhe vëllai zgjodhi këtë, që të mos largohej”, tha Hoxha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here