Nuk ndalet/ Duka sulmon keq Braçen: Një tifoz i sëmurë!! Nuk ka asnjë lloj kontributi nga karrigia e kryeministrit…

0
119

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është i ftuar në emisionin “Pressing”, ku ka folur kundër zëvendëskryeministrit Erion Braçe. Numri një i Federatës iu përgjigj në të njëjtën mënyrë Braçes, si tifoz i Partizanit.

“Braçe ka bërë zero, asnjë gjë. Nuk ka asnjë lloj kontributi nga karrigia e kryeministrit. Stadiumi është ndërtuar nga fondet tona dhe një kompani private. Ai është një tifoz i sëmurë, një njeri që nuk ka asnjë vlerë sportive. Ka vlerë vetëm me faktin që është tifoz. Nuk mund të humbim kohën tonë me ato që thotë.

Gjyqtarët? Sektori i garave duhet të marrë masat për kushtet e arbitrave dhe skuadrës mike. Delegati duhet të jetë korrekt, të kërkojë zbatimin e tyre dhe të raportojë. Nuk duhet t’i kemi policët te ndeshjet e fëmijëve. Ne i bëjmë, organet tona duhet të jenë korrektë dhe të merren masa dhe dënime për të mos ndodhur më parë”, – tha presidenti i FSHF.

Kujtojmë se ditët e fundit me një seri postimesh në rrjetet sociale, Braçe ka akuzuar Dukën se përmes arbitrave do të shkatërrojë Partizanin dhe ka paracaktuar si kampione Tiranën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here