Debate dhe përplasje? Opozita kthehet në seancë, çfarë pritet të ndodhë?

0
205

Deputetet e opozitës hynë në sallën e Kuvendit pesë minuta pasi kryeparlamentari Gramoz Ruçi e hapi seancën. Ata u ulën në vendet e tyre, ndërkohë që nuk dihet se cili do të jetë aksioni i radhës.

 

 

Si Partia Demokratike ashtu edhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë paralajmëruar një seancë jo normale.

Burime pranë grupeve parlamentare thonë se deputetët e tyre nuk do lejojnë zhvillimin normal, por ende nuk dihet se çfarë veprimesh do të ndërmarrin ata.

Kujtojmë se seancën e kaluar demokratët u larguan pasi foli kryedemokrati Lulzim Basha, ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha filmoi ish-ministrin e Brendshëm Tahiri, që kthehej në Kuvend pas 6 muajsh mungesë.

Demokratët thanë se nuk mund të qëndronin në një sallë me një ish-ministër që sipas tyre, duhet të përfundojë në burg, për ato që i quajnë lidhje të tij me klanin e drogës së vëllezërve Habilaj.
Nuk dimë nëse Saimir Tahiri do kthehet edhe sot në Kuvend, por pak më parë ai paralajmëroi një komunikim me mediat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here