Nuk është kurrë vonë/ Babai i legjendës së futbollit anglez David Beckham, martohet në moshën 73-vjeçare! Ja kush është nusja milionere

0
69

“Nuk është kurrë vonë”. Pikërisht këtë shprehje e ka vërtetuar babai i ish-futbollistit David Beckham, Ted Beckham i cili në moshën 73 vjeçare është martuar me milioneren Hilary Meredith.

Ata kanë vendosur që dasmën ta zhvillojnë privatisht në një zonë të Londrës. Kjo është martesa e dytë për Ted Beckham.

Ai është ndarë nga mamaja e ish-futbollistit në vitin 2002, pas 33 vitesh martesë.

Më pas, Ted u takua me milioneren 60-vjeçare në vitin 2019 në një kohë kur ajo punonte në një shtëpi veteranësh.

Ndërsa në muajin mars të vitit të kaluar, ata vendosën të fejoheshin, pavarësisht se Britania ishte futur në karantinë për shkak të koronavirusit.

Dhe nuk ka si të ndodhte ndryshe. Sipas “The Sun”, shoqëruesi i dhëndrit ishte pikërisht David Beckham.

Hilary Meredith është një avokate dhe pedagoge njohur për punën e saj për personelin e shërbimit të forcave të armatosura të Mbretërisë së Bashkuar dhe familjet e tyre.

Në 1987, Meredith ra në sy për ngritjen e çështjes së parë ndonjëherë kundër Ministrisë së Mbrojtjes , ku ajo përfaqësonte të venë e një ushtari që ishte vrarë në manovra në Kanada.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here