‘A ishte Berisha shumicë në PD’/ Shkullaku: Basha vërtetoi që për të nuk ka rëndësi anëtarësia, por selia

0
98

Analisti Armand Shkullaku u shpreh se ngjarja e sotme me ‘vizitën’ e ish-kryeministrit Sali Berisha në selinë blu dhe reagimi i Lulzim Bashës pas kësaj tregoi që këtij të fundit i ka interesuar gjithmonë selia dhe jo anëtarësia.

Për emisionin ‘Të Paekspozuarit’, Shkullakut tha se Basha nuk u shqetësua ditën e shtunë kur anëtarësia ishte në Kuvendin e thirrur nga Berisha, por u shqetësua dhe bëri reagimin “më të egër” në të gjithë karrierën e tij politike sot kur Berisha ishte në selinë blu.

Shkullaku: Dy ngjarje që shoh të lidhura. Për të shtunën e kishim pasur të gjithë një dilemë a do i kishte Berisha 50+1 të delegatëve. Deri të shtunën kur u verifikuan pjesëmarrësit, çështja që duhet të diskutonim është a ishte Berisha shumicë në PD? Nuk po marrim parasysh sondazhet. Të shtunën dilemat morën fund. Berisha ka shumicën e ri konfirmoi në një moment tejet e vështirë. Ishte e habitshme që në një temperaturë 5 gradë dhe shi që nuk pushonte, pashë një njeri që nuk ka asnjë pushtet sot, ka Amerikën në shpinë, ka Bashën dhe Ramën në shpinë. Pra tregohet që kjo është një mbështetje xhenuine dhe s’kishte ndodhur kurrë më parë.  Pashë një Kuvend si konventat e partive amerikane, nuk pashë njeri të shtynte. Ishte e organizuar. Të dy këta elementë verifikuan që Berisha ë3shtë shumicë në atë parti, ai është zgjedhja në atë parti.

Pasi ndodhi kjo, reagimet e Bashës ishin të përmbajtura deri më sot. Reagimi sotëm ishte shpropocional. Nuk pash asnjë sherr asnjë ngjarje, ndërkohë reagimi Bashës ishte më i egri që ka mbajtur në karrierën e tij politike. Kuptova që e vetmja gjë që e ka tundur Bashën ka qenë selia. Sepse ai e përcakton partinë në një zyrë dhe jo anëtarësi.

Kur ti nuk shqetësohesh që po të vërtetohet anëtarësia me emra e votime, sot që të hyjnë në seli reagon. Kjo jep këtë shpjegim: Nuk ka rëndësi anëtarësia, por selia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here