Po pastronte çatinë e shtëpisë/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 59-vjeçari në Elbasan

0
89

Një 59-vjeçar ka gjetur vdekjen në Elbasan, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10:30, në fshatin Dardhë. I ndjeri është shtetasi me iniciale R. Q., është gjetur i pajetë pranë banesës së tij.

Nga të dhënat e para, dyshohet se ai ka ndërruar jetë si pasojë e pakujdesisë, pasi duke pastruar tubin e mbledhjes së ujërave të shiut nga çatia e shtëpisë, shufra metalike që përdorte për të zhbllokuar tubin ka rënë në kontakt me telat elektrik që furnizonin banesën e tij me energji elektrike dhe për pasojë e ka zënë korrenti.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here