Komisioni i Rithemelimit fton anëtarët e KK të bojkotojnë deputetin Basha dhe të mos përçajnë PD

0
130

Komisioni i Rithemelimit ka ftuar përmes një deklarate të gjithë anëtarët e Këshillit Kombëtar të bojkotojnë deputetin Basha dhe të mos përçajnë PD

Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar!

Dje me 4446 vota Kuvendi Kombëtar i PD vendosi shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit për  shkelje të rënda statutore, si dhe konstatoi paligjshmërinë e pjesës më të madhe të kryesisë si të zgjedhur në dhunim flagrant me statutin e PD.

Gjithashtu ju bëjmë me dije se Kuvendi Kombëtar ka mandatuar Komisionin e Rithemelimit për të përmbushur vakumin e krijuar deri në zgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë së re!

Për sa më lart ju njoftojmë se mbledhja e KK e thirrur nga deputeti Lulzim Basha është nul dhe e paligjshme. Ju bëjmë thirrje të bojkotoni mbledhjen dhe mos bëheni pjese e paligjshmërisë! Ju ftojme gjithashtu të mos bëheni pjese e përçarjes dhe përjashtimeve nga PD për karrigen e thyer të Lulzim Bashës.

Sot është momenti të bashkohemi duke dëgjuar zërin dhe vullnetin e demokratëve! 

Komisioni i Rithemelimit

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here