Manjani: Deklarimi i burokratëve të DASH se Partia Demokratike do ndëshkohet po zgjodhi Berishën është i papërgjegjshëm

0
420

Nga Ylli Manjani/

Deklarimi i burrokratëve të DASH se Partia Demokratike do ndëshkohet po zgjodhi Berishën është I PAPËRGJESHËM.

Them i papërgjegjshëm sepse po të ishte ndryshe, pra i përgjegjshëm, këto deklarata janë të ngjajshme me deklarimet ANTISEMITISTE.

Sepse në definicion, gjykimi apo ndëshkimi grupeve sociale quhet antisemitizëm. Politika shfarosëse e Hitlerit kundër hebrenjve është përkufizimi i antisemitizmit.

SHBA ka kontribut të pazëvendësueshëm në Europë për goditjen e antisemitizmit që me gjyqin e Nürnberg. Nuk besoj se SHBA ka ndryshuar pikpamje sot, pavarësisht burrokratëve të papërgjeshëm.

Në sistemin demokratik, përfshi edhe atë Amerikan, përgjegjësia është individuale. Shteti akuzon individin dhe drejtësia e pavarur e gjykon mbi bazë faktesh dhe provash. Nuk ka burrokrat në demokraci të dalë mbi gjykatën dhe ligjin!

Sali Berishës nëse kanë prova t’ja faktojnë në cilën gjykatë të duan, por deklarimet me përmbajtje antisemitiste kundër grupeve shoqërore, konkretisht Partisë Demokratike të Shqipërisë, janë TË PAPRANUESHME!

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here