“Vrasës! Turp të vijë”, rrëfehet aktivisti që i ‘prishi’ eventin Erion Veliajt: Të paktën nuk na gjuajtën fort bodigardët, skandaloze ishte fakti që …

0
94

Bislim Lakna, aktivist i organizatës politike, ka qenë i ftuar ditën e sotme në një intervistë direkte për Fax News, ku ka folur për incidentin që ndodhi me kryetarin e Bashkisë Tiranës, Erion Veliaj, një ditë më parë në 8 dhjetor, ditën e rinisë.

 Bislim Lakna thotë se është shumë e vështirë që të deportosh në takimet e Erion Veliajt, sepse zakonisht janë me njerëzit e tij të afërt që vijnë me lista, por dje ishte me e thjeshte sepse aktiviteti kishte të pranishëm gjimnazistë.

Në eventin e djeshëm, Bislim Lakna dhe të rinj të tjerë kanë bërtitur drejt Veliajt “Turp të vijë”, “Vrases“, etj, dhe menjëehrë janë shoqeruar me forcë jashtë eventit.

Aktivisti ka rrëfyer për Fax Neës që të paktën këtë herë bodigardët nuk i kanë goditur me grushte e shkelma si herët e tjera, por ajo që mbetet më skandaloze për të përtej dhunës është fakti që gjimnazistëve i bëhet një propagandë e tmerrshme nga makineria e Erion veliajt.

Flet Bislim Lakna

Vendosëm që të shkonim sepse zakonisht është e vështirë të gjesh Kryetarin Erion Veliaj në një aktivitet me shumë njerëz ku t’i drejtohesh edhe mund t’i thuash problemet e tua. Vendosëm të shkonim në mënyrë të organizuar. Kuptuam që kishte të ftuar ambasadorë, ministra, dhe personalitete të ndryshme. Kishte një si biçim koncerti për një çmim që Bashkia Tiranë kishte fituar. Aty më shumë u dërdëllis sesa u fol mbi të rinjtë. Nuk po thuhej e vërteta. Kishim menduar të pyesnim disa problematika të studentëve. E mori fjalën kryetari kur po i vinte fundi evenimentit, prandaj ne vendosëm të themi të vërtetat tona. Unë thashe vëtm një pjesë të gjerave që kishim menduar. E vërteta e rinisë shqiptare nuk janë spektaklet me drita, por është ajo e kamioneve në Angli, e mijëra të rinjve që punojnë në Call Center. Eshtë ajo e tarifave të larta të shkollimit që janë më të larta se rroga e kryetarit. U siguruam që të vërtetat të thuheshin aty.

Po ishte e planifikuar, sepse ne jemi në përpjekje për të thënë ntë vërtetat. Shumë shpesh duam që të vërtetat t’ia themi personaliteteve të politikës. Këta nuk shfaqen në evente publike, por në evente me njerëz të afërt që i therret me lista. Është e vështirë për të deportuar në një ambient ku mund të flasësh. Dje kishte shumë të rinj dhe ishte rast i mirë.

Truprojat erdhën na morën zvarrë. Nuk kishte dhunë, gjuajtje. Në raste të tjera kanë qenë të dhunshëm. Na kanë goditur me grushta me shkelma. Dje vetëm na tërhoqën zvarrë. Më skandaloze se dhuna ishte fakti që aty ishin mijëra të rinj që po agjitoheshin me propagandë të pandershme mbi atë që po ndidh në Shqipëri. Ata të rinj së shpejti do dalin nga bankat e gjimnazeve dhe do pëerballen me realitet tjtetër. Po mashtroheshin në mënyrë të paskrupullt nga makineria e Erion Veliajt.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here