Video/ “Vrasës”, ‘Mister 20%”/ Provokimi i Arlind Qorit që nxorri bllof Veliajn

0
155

“Vrasës”, “ke shndërruar Tiranën në shesh pallatesh”, “ke vrarë Ardit Gjoklajn”. Këto thirrje të aktivistëve të Organizatës politike, që i prishën takimin me regji qëndrore Erion Veliajt, janë përshkallëzuar në një përplasje të vërtetë mes tij dhe aktivistit të kësaj lëvizjeje Arlind Qori.

Gjithshka nisi pasi dje kryebashkiaku kishte organizuar në Pallatin e Kongreseve një festë propagandistike me rastin e Ditës së Rinisë. Teksa Veliaj po mbante fjalën, aktivistët e kësaj lëvizje nisën të thirrnin kundër tij. Menjëherë truprojat e Veliajt ndërhynë për të nxjerr nga salla të rinjtë (pamjet më poshtë).

Me pas u mësua se kush ishte edhe i riu që denoncon në  videon e mësipërme. Ai quhet Bislim Lakna dhe është aktivist i organizatës. Aktin e tij e bëri të njohur përmes Facebook, Arlin Qori: “Bislimi studion për filozofi dhe është mishërim i rinisë që paradite lexon Kantin dhe pasdite punon si shpërndarës majë motorit për të mbajtur veten gjallë. Më herët ka studiuar për arkitekturë dhe në dhjetor 2018 ka qenë një prej zërave më karizmatikë e të guximshëm të protestave studentore. Në fund të dhjetorit 2019 Bislimi, së bashku me të tjerë aktiviste/ë të OP, u rrah nga rojet e Samir Manes dhe u mbajt tre ditë në burg vetëm se guxoi të shpërndajë fletushka te TEG-u në solidaritet me minatorët” shkruajti ai.

Kur gjithçka kishtë përfunduar Veliajt ende nuk i kishte dalë e keqja për prishjen e fallcitetit të organizimit të tij. Me anë të një postimi në Tëiter ai sulmoi Organizatën Politike e cila përmes grafiteve që shkruan kishte prishur ditën e punonjësve të pastrimit të Bashkisë.
“Po punonjesit e pastrimit te Bashkise si e kaluan Diten e Rinise, qe per te gjithe qe pushim? Vetem ne Tirane gjen pseudo-marksiste te cilat nxjerrin klasen punetore te fshije grafitet nga Qyteti Studenti ne dite pushimi.(Marksi po rrotullohet ne varr),”-shkruajti Veliaj duke e shoqëruar komentin e tij me fotot e mëposhme.

ImageImage

Por mendjeshkurtësinë dhe cektësinë e kryebashkiakut që do të duket sikur njeh dhe teoritë e ideologut të revolucionit anti kapitalist i përqeshi keq Arlind Qori duke evokuar skenat e filmit “Lulëkuqe mbi mure”.

“I gjithanshëm babloku! Edhe nxjerr punëtorët të fshijnë parullat si fashistët fëmijët te “Lulëkuqe mbi mure”, edhe kap 20-përqindëshat, edhe jep leksione mbi Marksin. Këllira e bërë njeri!,”-u përgjigj ai.

Por si për ta bërë më të plotë tablonë e një vendi të sunduar nga oligarkia historia nuk përfundoi këtu. Me njëherë në ndihmë të kryebashkiakut u hodh media më e mëdhe në vend, Top Chanel. Në faqen e saj ai botoi një lajm ku sipas interpretimit të redaksisë, reagimi i i Veliajt e kishte asgjesuar krejtësisht Arlind Qorin.

Peut être une image de 1 personne, position debout, plein air et texte

Sërish përgjigjja e aktivistit të “OP” nuk mungoi, duke e ironizuar Topin si TV i Big Brother.  “Si ka mundësi që një televizion kombëtar bën lajm të tillë?! Nëse, kushedi për ç’arsye, do të interesohej për fatin e punëtorëve të bashkisë, duhej të pyeste se pse kryetari i saj shkel Kodin e Punës duke i shtrënguar punëtorët të dalin në punë gjatë ditës zyrtare të pushimit. Apo po kërkoj shumë nga televizioni i Big Brother-it?” qesëndisi ai.

Në fakt e gjitha kjo fabul e nisur nga disa djem të guximshëm të “OP”, nuk është një kronikë e thjeshtë. Ajo në thelb tregon se sa të lehtë e ka të triumfojë e vërteta. Mjaftuan disa parulla për ndërtimet në Tiranë, për vrasësin e Ardit Gjoklajt, për të prishur fallcitetin e një feste fasadë. Nuk u desh më shumë se një provokim për të kuptuar injorancën e kryebashkiakut dhe njohuritë e tij për filozofinë. Vetëm me kaq pak u kuptua se si e shkel Veliaj Kodin e punës, duke i detyruar njerëzit të punojnë dhe në ditë pushimi. Një lëvizje e vogël dhe u denoncua i gjithë sistemi i blerë mediatik që mbështet politikanët e 20%-it.

E pra, aksioni i thjeshtë i aktivistëve të Organizatës Politike, me vetëm disa vetë doli për një moment më i fortë sesa manifestimet butaforike, ushtria e punonjësve të bashkisë dhe mediat e mëdha që e mbrojnë Erion Veliajn.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here