Paloka: Luftuam të gjithë ta bëjmë Bashën kryeministër, rezultoi një investim i dështuar

0
126

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, deklaroi në Çim Peka Live në Syri Tv, se në PD kanë luftuar të gjithë për ta bërë Lulzim Bashën kryeministër.

Paloka theksoi se Basha ka dalë një investim i dështuar.

Mbështetjen e parë për Bashën nuk ia kam dhënë thjesht për mbështetjen që kishte nga Berisha. Ne investuam te ky njeri dhe luftuam të gjithë që ta bëjmë kryeministër, u përpoqëm ta ngremë, ta bëjmë kryeministër dhe rezultoi investim i dështuar. Ne kishim përballë Ramën, që bëri gjithçka për të blerë votat.

Unë kam thënë se nëse dikush tjetër përpos Bashës do ta munddte Ramën, do e mbështesja, por ata që ishin përballë Bashës në zgjedhjet e PD, ishin zgjedhje më pak të voltishme se Basha. Kur del Berisha në kafe bëhet miting, kur del Basha në miting del për kafe. Berisha i tund dhëmbët Ramës”, deklaroi Paloka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here