Eskobar flet para ardhjes në Shqipëri: Problemi me “Ballkanin e hapur”

0
106

Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA dhe i dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor Gabriel Eskobar ka vizituar Bosnje Hercegovinën përpara se të vijë të enjten në Tiranë. Në një takim me gazetarët, Eskobar foli për qëllimet e vizitës së tij, korrupsionin, por edhe nismën “Ballkani i hapur”.

Ai u pyet nga gazetari i “Dnevni Avaz” se si e komenton faktin se ka rezistencë ndaj projektit “Ballkani i Hapur” në BiH, Kosovë dhe Mal të Zi, që nënkupton krijimin e një tregu dhe zone ekonomike të përbashkët mes vendeve të rajonit.

“Ne mbështesim çdo përpjekje për integrim ekonomik rajonal. Procesi i Berlinit, Tregu i Përbashkët Rajonal, CEFTA dhe Ballkani i Hapur. Për sa kohë që është e hapur për të gjitha vendet, për sa kohë që ofron sisteme ligjore dhe rregullatore dhe i ngre ato në nivel evropian, për sa kohë që promovon drejtësinë, tregtinë e hapur, ne do t’i mbështesim këto parime.

Unë do të thosha se kjo tashmë po ndodh, se ka një integrim të madh ekonomik rajonal pa ose me një treg të përbashkët rajonal. Por Bosnjë-Hercegovina është e vetmja që nuk merr pjesë. Për sa kohë që është një iniciativë ekonomike, mund të jetë pozitive.

Në fund të fundit, ekonomitë e kësaj zone nuk mund të funksionojnë nëse keni një treg prej 600 mijë vetash në Mal të Zi ose 2 milionë në Maqedoninë e Veriut. Ju duhet një treg prej 20 milionësh që të gjithë të marrin pjesë në të. Kjo është baza mbi të cilën ne kushtëzojmë mbështetjen tonë për “Ballkanin e Hapur” , thekson Eskobar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here