Rrëzohet helikopteri ushtarak në Indi, 11 viktima, mes tyre edhe gjenerali i lartë

0
122

Ushtria indiane njofton se gjenerali i tyre, Bipin Rawat, gruaja e tij dhe 11 pasagjerë kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të helikopterit. Mjeti fluturues është rrëzuar në shtetin jugor, Tamil Nadu.

Në këtë përplasje një oficer i forcave ajrore, kapiteni i grupit, Varun Sing, mbijetoi dhe po trajtohet në një spital ushtarak.

Transmetuesi publik Prasar Bharati tha se helikopteri Mi-17V5 ishte duke u nisur nga një bazë e forcave ajrore për në kolegjin e shërbimeve të mbrojtjes ushtarake kur u rrëzua pranë qytetit Coonoor, një stacion kodrinor në Tamil Nadu.

Arsyeja e rrëzimit ende nuk është bërë e ditur.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here