“Toyota Yaris”/ Gazetari: Prokuroria belge do të vijë në Tiranë për dy arsye. Dosja e lobimit rus “fle” në ambasadën amerikane

0
141

Gazetari Bledian Koka tha për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se, prokuroria belge do të vijë në Tiranë për dosjen “Toyota Yaris”, për të cilën Berisha akuzon Lulzim Bashën.

Sipas Kokës vendimi fillimisht ka ardhur në Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa përsa i përket dosjes së lobimit rus Koka tha se sipas një dëshmie ajo “fle” në Ambasadën Amerikane.

“Dosja “Toyota Yaris” është hetuar nga prokuroria shqiptare dhe në mënyrë të dyshimtë prokuror është dorëhequr kur duhet të bënte apelin.

Basha ngarkohet në dekonspirimin e informacionit. Ky është një deponim që ai nuk e ka bërë dhe pse ka pasur kërkesë nga prokuroria belge e cila do të vijë në Tiranë për dy arsye: E para për të kërkuar që paratë t’i rikthehen Belgjikës dhe e dyta ku ka marrë informacionin që ka thënë në parlament dy ditë para.

Vendimi ka ardhur te ministria e Drejtësisë. Dosja e lobimit rus ka një dëshmi që thotë se sot fle në ambasadën amerikane.”, u shpreh Koka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here