Gent Strazimiri: E duan Sali Berishën sepse e duan Amerikën!

0
142

Ish-deputeti i PD-së Gent Strazimiri, me anë të një statusi në “Facebook” ka reaguar pas Foltores online të ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës.

Strazimiri thekson se qytetarët e duan e Sali Berishën, sepse e duan Amerikën.

Postimi i Gent Strazimirit:

E duan Sali Berishën sepse e duan Amerikën!

E duan njerëzit sepse, i do njerëzit!

I besojnë njerëzit sepse, u beson njerëzve!

E duan dhe e besojnë sepse nuk i mashtron, nuk i përdor, nuk i përbuz, nuk i përçmon, sepse është dhe ndjehet njëri prej tyre.

E duan dhe e besojnë megjithëse nuk është më President, Kryeministër, Kryetar…

E duan dhe e besojnë sepse, ai në politikë mbetet një Misionar!

I bashkoi jo vetëm në çdo qytet e fshat të Shqipërisë por edhe në çdo cep të globit, me thirrjen për

* dinjitet njerëzor,

* sovranitet kombëtar e

* liri individuale!

Gjë më filo-amerikane se kaq nuk ka, prandaj e duan aq sa ç’duan Amerikën!!!

Prandaj zvogëlohet menjëherë në përmasat e një insekti të vockël, të padenjë, të përbuzshëm, cilido që ka zgjedhur apo e kanë shtrënguar në idiotësinë t’i sfidojë…

KAQ!!

#qëndro_në_këmbë_demokrat

#asnjë_hap_pas

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here