Rama sherr me gazetarin: Si nuk të vjen turp, që bën spektakël me jetët e njerëzve?!

0
124

Kryeministri Edi Rama, ka dhënë një deklaratë për mediat, pasi ka marrë dozën e tretë të vaksinës në stadiumin Air Albania.

Gjatë kësaj deklarate, Rama është përfshirë në replika të ashpra me gazetarin Erion Skëndo të News24, sepse ky i fundit pyeti për njohjen e imunitetit natyror.

Debati u acarua kur Skëndo sugjeroi se vaksina nuk e ka mbrojtur nënën e tij.

Rama tha se gazetarët duhet të jenë të përgjegjshëm dhe “të mos bëjnë spektakël me jetët e njerëzve”, duke e quajtur deklaratën e gazetarit si “injorancë dhe marrëzi”.

Pjesë nga debati:

Gazetari: Ju diskriminoni shtetasit shqiptarë, nuk i pajisni me green pass natyror. I njihni vetëm në pikat e kufirit, ata që hyjnë në doganat shqiptare.

Edi Rama: Ka pyetje tjetër?

Gazetari: Unë jam një nga ata që e kam kaluar dy herë dhe nuk më keni pajisur. Keni diskriminuar një qytetar shqiptar.

Edi Rama: O zotëri, mos krijo konfuzion. Po flasim pë rastet që duhet të vaksinohen. Për të tjerët, është vendimi i qartë. Diskriminimin tënd mund ta sqarojmë kollaj fare, nuk ka nevojë të krijosh konfuzion këtu për popullin.

Gazetari: Jo nuk krijohet konfuzion fare.

Edi Rama: Kështu krijohet konfuzion. Po flasim për vaksinimin. Unë nuk e përjashtova atë, por thashë ne po përballemi me një kategori njerëzish që u besojnë pallavrave të internetit dhe flasin për konspiracion. Prandaj kur flasim për këto, të jemi bashkë. Kur flasim për zbatimin e mekanizmave, fol dhe faleminderit që e ngre si shqetësim. Je vaksinuar ti?

Gazetari: Jo

Edi Rama: Aha, në rregull. Vaksinohu se nuk do të hysh dot në konferenca shtypi.

Gazetari: Nëna ime u vaksinua dhe u sëmurë rëndë zoti Rama.

Edi Rama: Po si nuk të vjen zor që bën këtë debat këtu në sy të të gjithëve? Si nuk të vjen zor?

Gazetari: E kam kaluar në lëkurë.

Edi Rama: Kjo është injoranca dhe marrëzia që bëhet propagandë. Kjo është injorancë e madhe, sepse është e thënë dhe stërthënë vaksina nuk të mbron nga infektimi. Ata që kanë sëmundje të rënda, sigurisht vaksina mbase nuk arrin dot tu shpëtojë jetën por shihni shifrat. Sa janë ata që janë vaksinuar dhe mbrohen në mënyrën më të mirë kur infektohen? Është e turpshme kjo sepse bëhet fjalë për jetën e njerëzve. Ata që kanë një mikrofon nuk mund të bëjnë spektakël me jetën e njerëzve, duhet të jenë të përgjegjshëm. S’të vjen turp!

"Kjo është injoranca"/ Rama sherr me gazetarin: Si nuk

"Kjo është injoranca"/ Rama sherr me gazetarin: Si nuk

"Kjo është injoranca"/ Rama sherr me gazetarin: Si nuk

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here