Çifti nga Klina thotë se një polic ushtroi dhunë ndaj tyre, gruaja ishte shtatzënë

0
132

 

 

 
444Përvojë traumatizuese ka qenë rruga deri në shtëpinë e shëndetit në Klinë, për Armend Gashin dhe gruan e tij shtatzënë, që jetojnë në Gjermani, raporton KTV.

Kështu e përshkruan ai ngjarjen e 24 dhjetorit, ku në hyrje të kësaj komune, as një kilometër nga Stacioni i Policisë, ishin ndalur në kolonë, pasi që kishte ndodhur një aksident trafiku.

Gashi thotë se pasi i ka shpjeguar njërit prej policëve se po e dërgon gruan e tij shtatzënë për në ambulancë, ka tejkaluar një pjesë të veturave, për t’u ndalur më pas nga një polic tjetër, me të cilin nuk ka hasur në mirëkuptim.

Gashi thotë se polici në fjalë, pasi i ka kërkuar të kthehet në fund të kolonës, përveç fyerjeve, e ka goditur me llambë dore në stomak dhe e ka shtyrë gruan e tij që kishte dalë nga vetura.

Gashi thotë se ka qenë i paaftë të vozisë dhe bashkë me gruan e tij, kanë përfunduar në emergjencë në Pejë, ku kanë marrë ndihmë mjekësore.

Dëshmitar i kësaj ngjarjeje ka qenë një familjar tjetër i Armendit, Hazir Gashi që ishte duke pritur në kolonë, por thotë se kishte dalë nga vetura me të parë sjelljet e policit.

KTV-ja ka tentuar të kontaktojë me zyrtarë në Stacionin e Policisë në Klinë, si edhe me zyrën rajonale në Pejë, por ata nuk kanë pranuar të flasin, pasi që rasti tashmë i është përcjellë Inspektoratit Policor, që e ka konfirmuar një gjë të tillë.

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency