Rikthimi i komedisë “Prefekti”, Berisha nga Tropoja: Vepër terr*riste në rafshin psikologjik, u vu në skenë me urdhër të Ramës

0
193

Nga Foltorja e Tropojes, Sali Berrisha foli edhe per dy ngjarje qe kane hapur debat se fundmi ne vend. Ai komentoi urimin e deputetit socialist me foton e Enver Hoxhes si edhe rivënien në skene te komedisë “Prefekti”

“Pardje deputeti socialist vendos në Facebook portretin e Enver Hoxhës. Xhelat si Enver Hoxhën shqiptarët nuk kanë pasur në tërë historinë e tyre. Dje vihet në teatër me porosi të Ramës komedia Prefekti. Ajo komedi çdo emër dhe çdo personazh e ka njeri real. Nëse lexoni ne kryevepër të Fatbardha Saraçit, një apoteozë e vërtetë për qëndresën e gruas shqiptare. Tregimi i saj për bashkëvuajtëset në kampe. Aty do lexoni terrorin që ndjente Reshiti, djali i Qazim Mulletit fëmijë, i cili ccdo të shtunë dëgjonte në radio komedinë terroriste prefekti dhe emrin e tij. Sesi ai strukej. Tani Edi Rama urdhëron vënien në skenë të komedisë që është një vepër terroriste në rrafshin psikologjik. Kjo kërkon ridemensionim. Nuk e bënë gjermanët për hitlerin një gjë të tillë. Por këtë e bënë Edi Rama, që ndihet zot derisa ne t’i tregojmë vendin.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here