Historia e Donaldit me Beatrixin brenda shtëpisë së “Big Brother” si duket po merr një tjetër drejtim. Nëse shumë prej shqiptarëve e kanë cilësuar këtë histori si një “lojë”, ishte vetë Donaldi i cili mbrëmjen e djeshme i tregoi krejt të kundërtën duke i mbyllur kështu gojën të gjithëve.
Gjatë puntatës prime të “Big Brother” mbrëmë aktori tha se “e do” Beatrixin dhe ndihet shumë i qetë për gjithçka që po ndodh.
Mirëpo, kjo deklaratë e tij nuk u prit fare mirë dhe shqiptarët i kanë vendosur atij epitetin “tradhtar” ndaj Bora Zemanit, e cila është shprehur se po e pret jashtë.
Ndërkohë për zhvillimet e fundit Bora ka zgjedhur të hesht, por reagimi shumë i revoltuar i Semit dhe Olsa Muhametit tregojnë se ajo nuk po e përjeton aspak mirë.
“Një burre i vertetë nuk luan lojra me një grua, vetëm burrat e dobët, të pasigurte dhe të pamaturuar e bëjnë këtë”, shkruan Muhameti në instastory, duke lënë të kuptohet që ky mesazh është direkt për Donaldin.