Lubonja: Rama nuk ka një vizion për njerëzit që jetojnë këtu

0
121

Analisti, Fatos Lubonja i ftuar në ‘Opinion’ u shpreh se investimet dhe paratë e shpenzuara për projekte e ndryshme si aeroportet në vend nuk kanë në fokus njerëzit që jetojnë këtu, por duket se janë për të qarkulluar paratë dhe se nuk kanë një vizion.

Sipas Lubonjës e vërteta është se qeveriset për oligarkët.

“Kur u bë rruga e Kombit u pompua si diçka e madhe. Sikur të gjithë ato para të shpenzoheshin për të çuar rrugë në të gjithë veriun do të ishte shumë më efikase për vendin. E njëjta gjë mund të aplikohet për aeroportin e Vlorës, ky është aeroport absurd. Në këtë Shqipërinë tonë të vogël e të varfër, po bëhemi me tre aeroporte. Këto më duken si këto gradaçelat që ngrihen në Tiranë që janë për të qarkulluar ca para, pa një vizion. Për rrugën e Dibrës mund të jem dakord, por para disa ditësh pamë takimin Rama-Kurti dhe aty u fol për një hekurudhë Durrës-Prishtinë. Ne kemi 30 vjet dhe nuk kemi rrugët tona të vogla hekurudhore. Vizioni i Ramës që besoj nuk është vetëm i këtij, është vizioni globalisht liberal. Nuk ka një vizion për njerëzit që jetojnë këtu”, tha Lubonja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here