Eno Bozdo: PD nën drejtimin e Bashës është katandisur në OJF

0
163

Anëtari i Kryesisë së PD-së Eno Bozdo, në një intervistë me moderatoren Juli Krisafi në emisionin Ora 19:00, foli për zhvillimet në PD dhe Kuvendin e 11 dhjetorit.

Bozdo theksoi se PD nën drejtimin e Bashës është katandisur në OJF, duke shtuar se Kuvendi i demokratëve është 11 dhjetori.

“Basha ka qenë problemi kryesor si kanë shkuar punët në PD. Është larguar një degë e tërë si ajo në Korçë, kjo është e rëndë. Largimi i degës së PD në Korçë është këmbanë alarmi. Dorëheqja ka ardhur në shenjë të protestës. Basha ka drejtuar lidership shumë problematik. Ka pasur shumë fraksione prej kohësh në PD, që janë kërkuar dorëheqjen e Bashës.

Edhe më herët ka pasur kritika për Bashën, ndërsa Foltorja është katalizator për largimin e Lulzim Bashës. Foltorja shërben për ta bërë partinë popullore të mirfilltë. Njerëzit e konsiderojnë PD-në si parti, por tani edhe si OJF. Kuvendi i demokratëve është data 11 dhjetor. Lidershipi i PD është kthyer kundër bazës së partisë”, deklaroi Bozdo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here