Policia arreston qytetarin e armatosur që kërcënoi bashkëshorten në Kurbin

0
150

Policia në Kurbin ka vënë në pranga një qytetar i cili kërcënonte bashkëshorten se do ta vriste dhe që dispononte pistoletë.

Pas thirrjeve që janë bërë drejt policisë, është ndërhyrë në banesën e çiftit ku shtetasi A.O. është arrestuar në flagrancë.

Policia ka gjetur brenda banesës dhe sekuestruar një pistoletë me municion luftarak dhe 2 armë gjahu.

Çësthja i ka kaluar për hetim prokurorisë së Kurbinit, ndërsa mbi A.O. rëndojnë tre akuza: Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit, prodhimi e mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive dhe keqpërdorimi e i thirrjeve telefonike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here