Orikum / Të shtëna me armë zjarri pranë portit të jahteve

0
77

Një konflikt në afërsi të portit të jahteve ka ndodhur këtë mbrëmje në Orikum të Vlorës.

Dy persona dyshohet se janë konflikuar mes njëri tjetrit pas debateve te cilat besohet se kanë nisur ditë më parë.

Njëri prej tyre ka mbetur i plagosur me plagë në kokë dhe është trasportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Në afërsi të portit të jahteve, Orikum, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit është dëmtuar dyshohet me sende të forta nga persona ende të paidentifikuar, shtetasi E. Sh., 37 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se njëri prej personave të përfshirë në konflikt ka qëlluar një herë me armë zjarri në ajër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here