FOTO/ Ky është shoferi i autobusit që u shkrumbua në Bullgari, mes viktimave në aksidentin tragjik është edhe vajza e politikanit

0
137

Memedi Kadri është njëri prej shoferëve të autobusit që mbeti i vdekur mes 45 viktimave në aksidentin tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në Sofie të Bullgarisë.

54-vjeç, Memedi Kadri është mes 45 viktimave që humbën jetën e si pasojë e flakëve të mëdha. Nga kjo tragjedi mbijetuan 7 pasagjerë të cilët janë dërguar në një spital në Bullgari për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Në momentin e ngjarjes së rëndë, bashkë me Kadri në autobus ndodhej edhe një shofer tjetër, më të cilin ndërroheshin pas lodhjes nga rruga e gjatë. Nuk dihet nëse në momentin e tragjedisë ishte në timon Kadri apo kolegu i tij.

Një prej viktimave është Sumeja Brava, 27-vjeç. Ajo është vajza e politikanit të njohur në Maqedoninë e Veriut Muhedin Brava, përfaqësues i Aleancës për Shqiptarët. Vetë Brava ka ndarë një foto në rrjetet sociale nga aksidenti tragjik duke bashkangjitur edhe një mesazh prekës për humbjen e të bijës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here