Aktorja meksikane Salma Hayek vlerësohet me yll në “Bulevardin e famës” në Hollivud

0
77

Aktorja meksikane Salma Hayek është vlerësuar me një yll në “Bulevardin e famës” në Hollivud. 52-vjeçarja u shfaq e emocionuar  në ceremoni, së bashku me bashkëshortin dhe vajzën e saj.

Aktorja meksikane Salma Hayek zbulon yllin e saj në “Bulevardin e famës” në Los Anxhelos së bashku me bashkëshortin e François-Henri Pinault dhe vajzën e tyre.

52-vjeçarja, e cila numëron me dhjetëra role në kinematografinë botërore u shpreh tepër e emocionuar nga ky vlerësim.

“Është shumë prekëse për mua që erdhën kaq shumë njerëz pasi është një natë vërtet e veçantë.”

Bashkëshorti i Hayek, biznesmeni francez François-Henri Pinault, dhe vajza e tyre u shprehën shumë krenarë për këtë arritje të aktores.

“Ajo bën kaq shumë në këtë industri, ne e shohim atë në ekran, por gjithçka që bën pas ekranit në industri, por edhe për familjen e saj dhe për të gjithë, për gratë në veçanti. Ajo e meriton këtë dhe shumë më tepër”.

“Unë jam shumë krenare kur mendoj se ylli do të jetë aty për të gjithë dhe përgjithmonë dhe të gjithë do të kutjohen për Salma Hayek, tha Valentina Pinault, vajza e aktores.

Salma Hayek u bë e njohur pas rolit të saj në filmin biografik Frida të vitit 2002, në rolin e piktores meksikane Frida Kahlo. Për performancën e saj, ajo mori një nominim për çmimin e Akademisë për “Aktoren më të Mirë”, duke u bërë aktorja e parë meksikane e nominuar në atë kategori.

52-vjeçarja është vlerësuar edhe me dhjetëra çmime të tjera gjatë karrierës së saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here