“Mos më vr*t, nuk dua të bëhem engjëll”, qytetarët ndezin qirinj para Kryeministrisë për 8-vjeçarin e ndjerë

0
121

Qytetarë të Tiranës kanë ndezur mbrëmjen e sotme qirinj para Kryeministrisë për Mateon, të miturin 8-vjeçar që u vra brutalisht nga fqinji i tij.

Në shkallët e Kryeministrisë është vendosur një pankartë ku shkruhet: “Mos më vrit, unë nuk dua të bëhem engjëll”, si dhe lule e qirinj të ndezur.

Vrasja makabre e të miturit nga Klodian Çalamani tronditi mbarë opinionin publik, ku pati solidaritet jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në rrugët e Fierit.

Dy ditë më parë qytetarët e Fierit nisën një peticion për dënimin me vdekje të vrasësit, duke mbështetur familjen e të miturit.

Ndërkohë sot, qytetarët e Tiranës zgjodhën këtë mënyrë për tu solidarizuar me familjen dhe për të ndërgjegjësuar që ngjarje të tilla të mos ndodhin më.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here