Tha se Kuvendi do të mbahet me datë 18 Dhjetor/ Komentuesit “masakrojnë” Ori Nebiajn

0
128

Moderatorja Ori Nebiaj është ‘mbytur’ në komente në rrjetet sociale, pas një postimi të saj, ku shprehej se Kuvendi i vërtetë do të ishte ai i 18 Dhjetorit, që është thirrur nga Lulzim Basha.

Në një postim të dytë Nebiaj shkruan se sa kohë që PD thuhet që është parti e fjalës së lirë, ateherë nuk mund të shpjegohen sulmet e hedhura ndaj saj. Moderatorja, e cila nuk ia doli dot të ishte në Kuvend, është një nga përfaqesuesit që kanë dalë në krahë të Bashës në përplasjen e brendshme të PD-së, pavarësisht se para zgjedhjeve i kishte kërkuar atij dorëheqjen në rast humbje.

“Nese PD eshte partia e fjales se lire, pse jeni versulur ne komente sa kundra dhe ofenduese?! Nese jane 432393737383993 firma per Kuvendin pse te mos jene dhe keta po dhe ata 10,20,500, 5000000000 e sado qofshin te tjeret?! Cfare i pengon keta anetare me ata anetare te ngren zerin sebashku per te gjitha pakenaqesite?! Nejse, sa per muhabet! Turruni me pergjigjet ‘ekselente’ si hajmali te demokracise dhe qytetarise se pa para eshte.

Kaq per sot! Faleminderit miq per te gjitha komentet, mendimet, argumentat, pergjigjet, akuzat apo dhe ofendimet. Rendesi ka te behet me e mira per te gjithe ne! Naten e mire e pafshi endrra te bukura!”, shkruan Nebiaj në postimin e saj në rrjetet sociale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here