Gjykata la autorin në burg, rrëqeth nëna e 8-vjeçarit: Dua ta varin, ta djegin. Më mori një foshnjë. Do rri këtu çdo ditë!

0
151

Pasi gjykata dha masën ‘arrest me burg’ për autorin e vrasjes së 8-vjeçarit Mateo Vasiu, vjen një deklaratë rrëqethëse nga nëna e tij.

Ajo tha për mediat që do të qetësohet deri sa autori të varet në mes të Fierit.

“Do qetësohem kur të varet në mes të fierit. Duan ta varin ta djegin, më mori një foshnjë, një 8-vjeçar. ma ndahu nga shokët e shoqet. Na hoqi nga shkolla. Ma gënjeu ma mashtroi…I tha; ‘Mateo më bli një bukë’. Ia çoi. I tha ‘do iki te shpia se kam vëllain sëmur’, por si i kërkoi të futej brenda. Ja futi me lopatë dhe e la të vdekur. Ma groposi i hodhi dhe nga lart dhe sikur nuk ndodhi gjë. Kur shkoi në polici tha se; do e gjeni më duket copa-copa. Unë dua ta ndjekin tani në mes të Fierit të jem e ngopur dhe t’i them çunit që; ‘e mora hakun’. Unë do rri këtu, nuk iki unë si nënë.”, tha ajo.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here