“Edi Ramës i duhet buzëqeshja juaj!”, PD kërkon dorëheqjen e Bora Muzhaqit: Nuk jeni e denjë të bëni politika për fëmijët tanë

0
232

Partia Demokratike ka kërkuar dorëheqjen e Ministres për fëmijët Bora Muzhaqi e cila ditën e sotme nuk denjoi të jepte asnjë deklaratë lidhur me vrasjen e vogëlushit 8 vjeçar në Fier.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa shkruan në postim se Muzhaqi nuk është e denjë për të bërë politika për fëmijët shqiptarë dhe se duhet të largohet nga posti të cilin nuk e mban denjësisht.

“Jeta dhe mirëqenia e një fëmije është çështje shumë më e madhe sesa një VKM. Por ju këtë zonja Ministre nuk mund ta kuptoni, sepse jeni në atë detyrë jo për meritën tuaj, por sepse Edi Ramës i duhet buzëqeshja juaj!”-përfundon ajo.

Postimi i plotë:

Dy realitete krejt të ndryshme kishte sot në Tiranë. Familjarët e Mateos, të dërrmuar nga dhimbja, që kërkojnë ndihmën e qytetarëve për të firmosur kthimin e dënimit me vdekje dhe Ministrja e Edi Ramës për fëmijët, që shpërfill me buzëqeshje dhimbjen e pamasë për vrasjen makabre të vogëlushit. Bora Muzhaqi ikën pa thënë asnjë fjalë për të, pa treguar aspak dhimbsuri, përulësi dhe përgjegjshmëri për detyrën e saj.

Kur të shihni videon, jam e sigurtë se do të revoltoheni njësoj si unë. Dhe nuk e them këtë, sepse unë jam deputete e opozitës, që shoh më të këqijat tek qeveria. Jam e revoltuar si nënë dhe si qytetare, kur shoh Ministren për Fëmijët të na përpalsë në fytyrë VKM-në e detyrave të saj.

Zonja Ministre! Ju sot duhet të jepni dorëheqjen, sepse nuk jeni e denjë të bëni politika për fëmijët tanë!

Jeta dhe mirëqenia e një fëmije është çështje shumë më e madhe sesa një VKM. Por ju këtë zonja Ministre nuk mund ta kuptoni, sepse jeni në atë detyrë jo për meritën tuaj, por sepse Edi Ramës i duhet buzëqeshja juaj!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here