Duma i tha të kërkonte ndjesë, Gjekmarkaj-Braçes: Pusho more derrkuc

0
266

Teksa kanë qenë duke diskutuar për gjuhën e përdorur drejtuar grave në Kuvend debate të forta ka patur mes maxhorancës dhe opozitës.

Në fjalën e saj Ministrja Balluku ka thënë se deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj i ka cilësuar ministret si gra të “Haremit të Ramës”.

Lidhur me këtë shprehje të Gjakmarkajt, ka reaguar Grida Duma, e cila i ka kërkuar këtij të fundit të kërkojë ndjesë.

Më pas fjalën e mori deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj i cili teksa po shpjegonte deklaratën iu drejtua deputetit Erion Braçe duke e cilësuar si një “derrkuc”.

Duma: Po i drejtohem Gjekmarkajt që nëse e ka përdorur fjalën harem t’ju kërkoj ndjesë. Tani në të njëjtin duel, a do çohesh dhe të thuash ndjesë zonja Duam që kryeministri ju përdori foton në fushatë. Pse nuk do çoheni? Se pash atë linçimin tuaj. Agron të lutem sqaroje këtë. Unë nuk kam përdorur asnjë fjalë ndaj jush.

Gjekmarkaj: Dua ti shpjegoj zonjës ministre që e kam pasur në kuptim politik. Jo në kuptim e haremit erotik të sulltanëve por si koncepte politike. Të lutëm. Pusho more ti Derrkuc. (i drejtohet Braçes).

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here