Lulzim Basha e humbi mundësinë e Kuvendit! I vetmi shans, 11 dhjetori

0
222

Që prej vendimmarrjes personale për heqjen e Sali Berishës nga grupi parlamentar demokrat, Lulzim Basha ka vepruar si frikacak duke mos u përballur me atë që cilësohet si babai i tij politik. Përtej arsyeve që mori këtë vendim, të cila hedhin dyshime të forta për pazar me Ramën dhe ndërkombëtarë të caktuar që mësohet se lobuan për vendimin, Basha duhej ta mbronte atë deri në fund

Dhe mundësinë e pati.

Kur Berisha një ditë pas vendimmarrjes së tij ju kundërvu dhe tha se do të vinte në lëvizje Kuvendin Kombëtar, aty ishte mundësia e Bashës. Ai si kryetar duhej të dilte e të merrte mbi shaptulla vendimin e marrë e të pohonte: Po do e mbledhim Kuvendin, do votohet me mua, ose me Berishën. Por nuk ja mbajti, hasi brenda tij frikën e përballjes direkte me Berishën.

Dhe kur Berisha nisi foltoren e mbledhjen e firmave Basha deklaronte nga selia se nuk do të kishte asnjë Kuvend antiamerikan, duke hedhur akuza edhe ndaj vetë bazës demokrate. Por ndërsa ditët kalonin, Basha kuptoi se Berisha nuk po luante aspak bllofin, prose e kishte të plotë qëllimin e tij për rikthimin në PD dhe largimin e Bashës.

Në këto kushte u gjet përballë faktit të kryer. Berisha sipas statutit mblodhi madje më shumë se ¼ e firmave dhe ja dërgoi në seli, të zyar e Edi Palokës. Marrë shkas nga ky presion iu fortë nga baza, Basha tani mendojë të bëjë lëvizjen e tij. Por si gjithnjë, sic ka treguar në të gjithë aktivitetin e tij politik, është sërish i vonuar.

Nuk mund të mblidhen dy Kuvende, kur më parë ka kaluar një procedurë sipas statuti për mbledhjen e tij, aq më epër që këtë herë nuk e ka thirrur sic ndodh gjithmonë përfaqeëia por anëtarësia. Basha e humbi mundësinë e tij.

E vetmja që i ka mbetur është ti bashkohet Kuvendit të 11 dhjetorit, të marrë pjesë atje, madje të lobojë për mbrojtjen  e vendimit që mori e të përballet me Berishën. Tjetër shans nuk ka!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here