Tomor Alizoti: Diplomatët shqiptarë janë të keq-paguar, më të varfrit në rajon

0
118

Deputeti demokrat, Tomor Alizoti ngriti shqetësimin e keq-pagimit të diplomatëve shqiptarë jashtë vendit.

Në Komisionin e Politikës së Jashtme, Alizoti kërkoi që rritja prej 17% e buxhetit të Ministrisë për Punët e Jashtme për vitin 2022 të shkojë për trupin diplomatik.

“Ka diplomatë që janë të keq-paguar, janë shumë të keq-paguar. Nuk i lejojnë dot vetes nëpër qytetet e Europës që prezantojnë Shqipërinë, të ftojnë dikë për një drekë apo darkë pune diplomatike në një lokal serioz. Diplomatët shqiptarë janë më të varfër në rajon, kanë pagën më të ulët në rajon. Pse Kosova i paguan më lartë diplomatët?”, u shpreh Alizoti.

Ky shqetësim u mbështet nga Kryetarja e Komisionit, Mimi Kodheli e cila tha gjithashtu se me kalimin e viteve ka pasur përmirësim të pagave për këtë kategori.

“Gjatë këtyre viteve ne kemi disafishuar të ardhurat e përfaqësuesve tanë, qoftë në rang diplomatesh, qofshin në rangje më të ulëta. Padyshim që nuk është e mjaftueshme”, u shpreh Kodheli.

Pagat për trupin diplomatik jashtë vendit nga 1 prilli 2019:

  • Ambasador -1680 euro
  • Konsull i përgjithshëm – 1295 euro
  • Këshilltar -1080 euro
  • Sekretar i parë – 895 euro
  • Sekretar i dytë – 700 euro
  • Sekretar i tretë – 635 euro
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here