“Kurthi”, ku nuk po bie asnjë demokrat!

0
453
Nga Gëzim SALIU
Situata aktuale ne PD, pertej debatit per ligjshmerine ose jo te mbledhjes se Kuvendit, ka nxjerre ne pah nje ane tjeter te medaljes, qe deri me sot ka ‘vluar’ nëndheshëm ne kete parti.
Deputetë qe anetaresimin ne PD e kane nisur 1, 4 apo 8 vite me pare, duke u katapultuar ne parti permes makinacioneve e lobingjeve qe nuk kane kurrëfarë lidhje me të djathtën, sot janë vendosur ne rreshtin e parë të grupimit që anatemon nismën e Sali Berishës.
Qe te kuptohemi, në një parti demokratike, mendimi ndryshe apo kritik, qofte kundër kryetarit ne detyre apo edhe liderit historik te saj, është tejet normal. Por për te qenë ky qendrim me se paku i ndershem, duhej te ishte minimumi, linear.
Shumica e atyre qe sot akuzojne Berishen si ‘oksigjen’ te Rames, ( utopike thjesht ta mendosh) vetem dy muaj me pare e per gjithe keto vite opozitarizem, nuk guxuan nje herë te vetme të shprehnin nje kritike ndaj doktorit. Qofte edhe perferike!
Pse? Sepse i trembeshin mbeshtetjes radikale te Berishes brenda radheve dhe e mbanin kete mëri të fshehur per ta plasur publikisht në mundesine e pare qe do ti shfaqej. Vendimi i DASH, i cili ende sot mban mister arsyet e tij, i dha mundesine ketij grupimi te kryesuar nga L.B. te dalë ne siperfaqe e ta nxjerrë me ne fund mllefin e mbajtur perbrenda prej vitesh.
Aq e ulet duket e gjithe kjo fushate anatemimi ndaj liderit historik te PD, sa kur numëron ne ekrane apo ne foltoret e partise pjesetaret e ketij grupimi, kupton se pse PD ndodhet ku eshte aktualisht, si forca politike qe ka humbur 4 pale zgjedhje duke i dhene mundesine Edi Rames per te shijuar i relaksuar mandatin e trete te pushtetit.
Imagjino pak! Deputetet ‘pro Luli’, kur Berisha e te tjere ngjizen PD, forcen e pare opozitare ne Shqiperi pas 45 vitesh komunizem, ose nuk kishin lindur ose ishin duke brohoritur ne krahet e prinderve “Liri, demokraci”. Te njejtet, kur Berisha nisi marreveshjen e stabilizim-asocimit me BE, ishin ne 8-vjecare. Kur Berisha siguroi hyrjen ne NATO dhe liberalizimin e vizave , këta ishin duke hedhur hapat e para drejt servilizmit, duke ju ngjitur shoqatave e forumeve qe me se shumti ne ate kohe kontrolloheshin nga fondacioni Soros.
Te jemi te qarte, fakti qe Berisha po rikthehet per here te trete, dhe pas 30 vitesh ne politike, nuk eshte ndonje fakt per tu krenuar per demokratet. Investimi “Luli” doli nje deshtim spektakolar e ndersa nuk u krijuan kurre mundesite per nje gare reale qe te krijoheshin kushtet per ringritjen e demokrateve. Ketu edhe Berisha ka fajet e tij, te cilat i ka pranuar publikisht.
Por thene kete, askush nga ata qe sot bejne lojen e L.B. per te mbajtur karrigen e postet qe kane, nuk ka te drejten morale te barazojne doktorin me Ramen. Kjo eshte e tepert, e ulet, e neveritshme!
Sot këta, e quajne Berishen, liderin më anti-PS qe njeh historia e politikes shqiptare, si njeriun e Rames!!! Sot ky soj flet per puç ne PD!!! Sot, të njejtët pohojnë se Berisha po bashkepunoka me bandat qe mbeshtesin PS per te mbledhur firmat e Kuvendit!!!
A thua se ka njeri dyshime se Berisha mund te mbledhe 1/4 e firmave te delegateve?!! Mjafton te shohesh mbeshtetjen masive ne cdo foltore dhe entuziazmin qe ka sjelle kjo nisme te anetaresia, per te kuptuar se doktori po ringjall PD-ne nga nje vdekje klinike 8-vjeçare.
Ndaj, e gjithje kjo tollovi publike me sulme ndaj Berishes si paterice e Rames, jo vetem qe eshte e ulet por njekohesisht eshte krejtesisht e pandershme ne raport me te vertetat qe duhet ti thuhen ne sy demokratit te thjeshte.
Do ishte me mire qe L.B. dhe idhtaret e tij qe po rudhen rruges, te mbanin qytën e pushkes te kleçkat e statutit apo te ndonje rregull i 2010-es. Se ti thuash anetarit demokrat sot se Sali Berisha, qe e ka shkerrmoqur dy here ne ringun elektoral Edi Ramen, po bashkepunon me te per te demtuar PD-ne e ndersa L.B. qe ka humbur 4 pale zgjedhje perballe rilindjes po mban shpresat e fitores se demokrateve, me se paku duhet te jesh “injorant politik”!
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here